15:35 / 22.07.2023
Alonso, pasues i Ancelottit te Real Madridi?
F.Bytyqi/RTKLive
Real Madridi raportohet se dëshiron që Xabi Alonso të jetë zëvendësues i Carlo Ancelottit.
Sezoni i ardhshëm do të jetë i fundit i strategut italian në krye të “Los Blancos”.
Tashmë është e konfirmuar se Ancelotti do të marrë drejtimin e kombëtares braziliane në fund të sezonit 2023-24.
Sipas medieve të huaja, “Real Madrid dëshiron të zëvendësojë Carlo Ancelotti me ish-lojtarin e tyre dhe aktualisht trajnerin e Bayer Leverkusen, Xabi Alonso”.























