Frederik Veseli zyrtarisht firmos për Fatih Karagumruk
BKT
Sport

Frederik Veseli zyrtarisht firmos për Fatih Karagumruk

F.Bytyqi/RTKLive

Mbrojtësi shqiptar Frederik Veseli është futbollisti i radhës që është bërë pjesë e elitës së futbollit të Turqisë.

Mbrojtësi shqiptar tashmë edhe zyrtarisht ka firmosur kontratën me skuadrën turke Fatih Karagumruk.

Klubi turk përmes një njoftimi, ka zyrtarizuar Veselin, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

Veseli ishte pjesë e  Beneventos, ku u aktivizua në 21 ndeshje, derisa sa karrierë ka bërë edhe në Angli, Itali, Zvicrës dhe Francë.

Ai është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë nga viti 2015 dhe ka  zhvilluar 42 ndeshje për kuqezinjtë.