Llapi afron Bekteshin
BKT
Sport

Llapi afron Bekteshin

Uran Krasniqi / RTKLive

Leotrim Bekteshi është futbollisti më i ri i Llapit. Për arritjen e marrëveshjes ka njoftuar skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina.

"Përvoja dhe stabiliteti i tij në mbrojtje padyshim që do jenë ndihmesë e madhe për ekipin tonë për t'i arritur objektivat që kemi në edicionin e ri", ka theksuar skuadra nga Podujeva.

Bekteshi me Ballkanin është shpallur kampion në sezonin e fundit dhe ka fituar Superkupën. Me Prishtinën ka fituar titullin kampion, Kupën dhe Superkupën e Kosovës, teksa ka qenë edhe në formacionin e vitit me këtë skuadër.

Qendërmbrojtësi mitrovicas ka nënshkruar kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi.