Skuadrat kosovare mësojnë kundërshtarët potencialë në Evropë
BKT
Sport

Skuadrat kosovare mësojnë kundërshtarët potencialë në Evropë

Uran Krasniqi / RTKLive

Skuadrat kosovare që garojnë në kualifikimet e Conference League kanë kuptuar se kush janë kundërshtarët e mundshëm të rrethit të tretë në rast se i kalojnë kundërshtarët me të cilët do të luajnë në rrethin e dytë.

Shorti është hedhur gjatë ditës së sotme. 

Nëse e kalon kampionin e Irlandës së Veriut, Larne, atëherë Ballkani do të përballet me skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red.

Drita po qe se e kalon skuadrën çeke, Vitoria Plzen, atëherë në rrethin e ardhshëm do të takohet me fituesin nga ndeshja Gzira United FC (Malta) – F91 Diddeleng (Luksemburg).

Nëse do ta kalonte skuadrën kroate Dukagjini do të ndeshej me fituesin e duelit B36 Torshavn - Haverfordwest. Torshavn është nga Ishujt Faroe, ndërsa Haverfordwest prej Uellsi. 

Në këtë edicion të bgarave të kupave evropiane në rrethin e parë ka luajtur edhe Gjilani, por është eliminuar, duke bërë që prania e skuadrave kosovare të reduktohet në tri skuadra.