Daja thotë se do të mundohet të mos e lë kundërshtarin në lojën e vet
BKT
Sport

Daja thotë se do të mundohet të mos e lë kundërshtarin në lojën e vet

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja nuk e konsideron të lehtë ndeshjen me kampionin e Irlandës së Veriut, Larne.

Ndeshja e zhvilluar nesër përket te rrethi i dytë i Conference League dhe trajneri i Ballkanit një ditë para ndeshjes ka folur në një konferencë për shtyp. 

"Nga Champions League përballë një kundërshtari shumë të fortë jemi eliminuar me golaverazh. Të eliminohesh nga Ludogorets me një fitore dhe me një humbje do të thotë se nuk do të ndikojë në paraqitjen që e kemi kundër kundërshtarit që është kampion i Irlandës së Veriut. Unë kërkoj nga grupi që të mos çojë mendjen fare tek kundërshtari i turit të tretë, por të koncentrohet te ndeshja e nesërme", ka thënë Daja. "Kundërshtarit do të mundohemi që t'i lëmë sa më pak hapësirë për ta bërë lojën e vet".