Korenica kërkon të harrohet Ludogorets e të shfrytëzohet rasti i ri
BKT
Sport

Korenica kërkon të harrohet Ludogorets e të shfrytëzohet rasti i ri

Uran Krasniqi / RTKLive

Meriton Korenica ka thënë se duhet të harrohet humbja nga kampioni i Bullgarisë, Ludogorets dhe duhet synuar të shfrytëzohet rasti i ri, që është përballja me kampionin e Irlandës së Veriut, Larne.

Ndeshja e zhvilluar nesër përket te rrethi i dytë i Conference League dhe futbollisti i Ballkanit një ditë para ndeshjes ka folur në një konferencë për shtyp. 

"Ludogorets na pamundësoi ta bëjmë lojën që e bëjmë ne pasi na ka studiuar shumë mirë. Ne duhet ta harrojmë atë ndeshje. Kemi edhe një mundësi tjetër e cila duhet të shfrytëzohet. Shpresoj që ta bëjmë më të mirën për ta marrë nesër një rezultat pozitiv", ka thënë Korenica. "Ne duhet ta japim maksimumin për të vazhduar tutje".