Sabitzer i bashkohet Dortmundit
BKT
Sport

Sabitzer i bashkohet Dortmundit

Uran Krasniqi / RTKLive

Mesfushori Marcel Sabitzer ka lënë Bayern Munichun dhe i është bashkuar rivalit të Bundesligës, Borussia Dortmundit.

Reprezentuesi austriak e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar si huazim te Manchester United. 

Ai ka folur për transferimin te Dormund, ku ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare. 

“Mezi pres që më në fund t'i bashkohem skuadrës dhe të vesh fanellën e skuadrës. Diskutimet me drejtuesit e Borussia Dortmundit ishin të shkëlqyera dhe ata më treguan se sa ambicioz dëshiron të jetë klubi në vitet e ardhshme. Unë do të doja të bëja pjesën time për të siguruar që skuadra të arrijë planin", ka thënë futbollisti për faqen e klubit.