Messi do të jetë kapiteni i ri te Inter Miami
BKT
Sport

Messi do të jetë kapiteni i ri te Inter Miami

Lionel Messi do të jetë kapiteni i ri i Inter Miami, ka konfirmuar të hënën trajneri i skuadrës së Major League Soccer (MLS), Tata Martino.

"Po, ai do të jetë", ka thënë trajneri. 

Argjentinasi, i cili nënshkroi për Miami në fillim të këtij muaji, mbajti shiritin e kapitenit në debutimin e tij për klubin në një ndeshje të Kupës së Ligës kundër Cruz Azul të Liga MX të premten, në të cilën sulmuesi shënoi gol nga një goditje dënimi. 

Kapiteni i mëparshëm i skuadrës ishte mesfushori brazilian Gregore, i cili ka kohë që mungon për shkak të një lëndimi.