Osasuna kthehet të luajë në Evropë
BKT
Sport

Osasuna kthehet të luajë në Evropë

Uran Krasniqi/RTKLive

Osasuna është kthyer në Evropë për herë të parë që nga viti 2007. Kjo pas një vendimi nga në Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, ka njoftuar klubi i La Ligas të martën.

Klubi spanjoll ishte dënuar për shkak të dyshimeve për trukimin e ndeshjeve.

“Pas provave të reja të ofruara nga klubi, është arritur në përfundimin se Osasuna ishte viktimë e ngjarjeve të ndodhura pothuajse një dekadë më parë. Klubi vlerëson gjykimin që i jep fund rastit”, ka theksuar Osasuna në një deklaratë.

Osasuna, e cila përfundoi e shtata në sezonin 2022-23, do të marrë pjesë në shortin e raundit të "play off"-it të Conference League më 7 gusht.

Ndeshjet do të luhen në datat 24 dhe 31 gusht dhe fituesi i dy ndeshjeve do të kalojnë në fazën e grupeve të Conference League.