Partizani kryen gjysmën e punës kundër klubit nga Andorra
BKT
Sport

Partizani kryen gjysmën e punës kundër klubit nga Andorra

Uran Krasniqi / RTKLive

Partizani i Tiranës ka mposhtur Atletic Escaldes në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Conference League dhe kësisoji me njërën këmbë gjendet në rrethin e tretë të garës.

Në "Estadi Comunal Joan Samarra Vila" të Andorrës skuadra shqiptare ka fituar me rezultat minimal 0-1. 

Golin e fitores e ka realizuar Mba në minutën e pesëdhjetë e tretë. 

Ndeshja e dytë zhvillohet pas një jave në Tiranë. 

Në rast kualifikimi në raundin e tretë Partizani do të përballet me fituesen e çiftit SP Tre Penne San Marino - Valmiera FC Letoni.