Dallku shpreson në rezultat pozitiv kundër Rijekës
BKT
Sport

Dallku shpreson në rezultat pozitiv kundër Rijekës

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Dukagjinit të Klinës, Armend Dallku po shpreson në paraqitje të mirë të skuadrës që e drejton në ballafaqim me Rijekën e Kroacisë.

Dukagjini dhe Rijeka takohen të enjten për ndeshjen e parë në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Conference League. 

Dallkau ka folur të mërkurën në një konferencë për shtyp. 

"Kemi bërë më të mirën e mundshme sa i përket kalimit të turit të parë. Në turin e dytë shpresojmë të bëjmë paraqitje të mirë t'i kënaqim tifozët. Problematikën kryesore  ekemi pasur rikuperimin e ekipit pas udhëtimit të gjatë në Gjibraltar", ka thënë Dallku. "Kërkojmë të dalim me rezultat pozitiv".