Pëlqehet nga Klopp, Liverpool gati ofertën e dytë për yllin e Southamptonit
BKT
Sport

Pëlqehet nga Klopp, Liverpool gati ofertën e dytë për yllin e Southamptonit

F.Bytyqi/RTKLive

Gjiganti anglez Liverpool është i gatshëm të bëjë ofertën e dytë për ta bindur Southamptonin ta lirojë mesfushorin Romeo Lavia.

Talenti anglez është prioritet për mesfushën e Jurgen Kloppit, me teknikun gjerman që është i bindur se Lavia do të jetë zëvendësuesi adekuat i Jordan Hendersonit.

Southampton kishte refuzuar ofertën e parë të “Reds” për Lavian, mirëpo klubi anglez nuk do të heq dorë kaq lehtë pasi ka bërë gati edhe një tjetër foertë.

Siç raporton mediumi më i besueshëm anglez The Athletic”, Liverpool do të ofrojë mbi 40 milionë funte dhe janë optimist në një marrëveshje, pavarësisht që Southampton kishte kërkuar 50 milionë funte.

Marrëveshja personale mes Lavias dhe Liverpoolit tashmë është arritur, me lojtarin që preferon kalimin në “Anfield” para Arsenalit.