Skuadrat kosovare në Conference League mësojnë gjyqtarët
BKT
Sport

Skuadrat kosovare në Conference League mësojnë gjyqtarët

Uran Krasniqi / RTKLive

Skuadrat e Kosovë që gjatë javës së ardhshme luajnë ndeshjet e dyta të rrethit të dytë në Conference League, Ballkani, Drita dhe Dukagjini, kanë mësuar se kush do ta ndajë drejtësinë.  UEFA tashmë ka caktuar gjyqtarët e ndeshjeve.  

Në ndeshjen Larne Ballkani gjyqtar kryesor është caktuar Vilhjalmur Thorarinsson nga islanda, derisa ndihmësit e tij do të jenë Gylfi Mar Sigurdsson dhe Birkir Sigurdarson eIvar Orri Kristjansson do të jetë gjyqtari i katërt.
Në ndeshjen Drita - Viktoria Plzen Jakob Alexander Sundberg nga Danimarka është caktuar si gjqytar kryesor, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Deniz Yurdakul dhe Jakob Mastrup e Jonas Hansen do të jetë gjyqtari i katërt.
Në ndeshjen Rijeka-Dukagjini si gjyqytar kryesor është caktuar Jamie Robinson nga Irlanda e Veriut, teksa ndihmësit e tij do të jenë Paul Robinson dhe Ryan Kelsey e Lee Philip Tavinder do të jetë gjyqtari i katërt.