13:13 / 12.08.2023
Tuchel: Transferimi i Kane-s është goditje e madhe
F.Bytyqi /RTKLive
Trajneri i Bayern Munichut Thomas Tuchel e ka pranuar se transferimi i sulmuesit Harry Kane është goditje e madhe.
Anglezi tashmë është zyrtarizuar tek gjiganti gjerman pasi Tottenham pranoi ofertën mbi 100 milionë euro të Bayern Munichut.
Tuchel duke folur për Kane-n, tha se skuadra e tij ka bërë një blerje të madhe.
“Kjo është goditje e madhe. Është kapiten i Anglisë dhe vjen nga Liga Premier”, ka thënë Tuchel.























