Isufaj dhe Abazi diskutojnë për thellim të bashkëpunimit
BKT
Lajme

Isufaj dhe Abazi diskutojnë për thellim të bashkëpunimit

M.Pasoma. / RTKlive

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim një delegacion nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion e Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga kryeprokurori, Islam Abazi.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për të arriturat dhe sfidat e të dy prokurorive përkatëse, me theks në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

“Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për rishikimin e organizimit të institucioneve, shkëmbimin e përvojave dhe rritjen e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në rajon”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufa, të pranishmit i ka njoftuar me punën dhe funksionimin e Prokurorisë Speciale, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion në përmbushjen e misionit të tij.

"Delegacioni i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion të Maqedonisë së Veriut, është pritur në takim edhe nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, me të cilin kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve. Të pranishëm në këto takime ishin edhe përfaqësues të Ambasadës Britanike në Prishtinë, të cilët mundësuan realizimin e këtyre takimeve", thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

 


MË SHUME NGA Lajme