Tottenham fiton dhe i rri mbrapa Cityt
BKT
Sport

Tottenham fiton dhe i rri mbrapa Cityt

Uran Krasniqi/RTKLive

Seria e humbjeve të Burnley në sezonin e ri të Premier League ka vazhduar. Në ndeshjen e xhiros së katërt ka qenë Tottenham që e ka deklasuar me rezultat 5-2.

Vendasit kanë kaluar në epërsi qysh në minutën e katërt me golin e Foster, por pastaj nuk kanë mundur ta ruajnë epërsinë. 

Heung-min (16', 63', 66'),  Romero (45+2'), Maddison (54') janë shënuar në listën e realizatorëve të skuadrës së drejtuar nga Ange Postecoglou. 

Golin tjetër për vendasit e ka shënuar Brownhil në minutën e katërt të kohës shtesë. 

Pas katër ndeshjesh të zhvilluara në kampionat Manchester City e kryeson tabelën me dymbëdhjetë pikë, kurse Tottenham gjendet në vendin e dytë me dhjetë pikë.