17:28 / 15.09.2023
Pochettino i bindur se Chelsea i kthehet Evropës nga viti i ardhshëm
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri i Chelseas, Mauricio Pochettino është i bindur se vitin e ardhshëm skuadra do t`u kthehet garave të kupave evropiane.
"Blutë" patën një edicion të fundit të dobët, duke përfunduar në vendin e dymbëdhjet të tabelës së Premier League si dhe duke humbur daljen në Evropë.
Megjithatë trajneri argjentinas sheh diçka të mirë edhe në këtë situatë.
"Mendoj se është më mirë për ne të mos luajmë në Evropë, sepse kemi njëmbëdhjetë ose dymbëdhjetë lojtarë të lënduar. Mendoj se është e rëndësishme tani që të rikuperojmë lojtarët dhe pastaj të jemi më konkurrues”, u ka thënë Pochettino gazetarëve para udhëtimit të së dielës në Bournemouth. “Sigurisht, ne do të përfshihemi në garat evropiane sezonin e ardhshëm, pa dyshim".























