16:22 / 24.09.2023
Gjermania dënon sulmin ndaj policëve, Sarrazin sot viziton Kosovën
A.B/RTKlive
Gjermania ka dënuar ashpër sulmin sotëm e të tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës.
“Mendimet tona janë me familjen e oficerit të vrarë dhe të plagosurit rëndë. Grupet e armatosura të paligjshme duhet të ndalojnë rrezikimin e jetëve. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Punve të Jashtme Gjermane.
Po ashtu bëhet me dije se emisari gjerman Manuel Sarrazin udhëton sot për Kosovë.























