17:23 / 26.09.2023
Kurti falënderon qytetarët në Banjskë për qetësi, maturi dhe besimin e tyre
Kryeministri Albin Kurti ka ndarë disa fotografi të Policisë së Kosovës duke shpërndarë pako ushqimore në Banjskë të Zveçanit për banorët serbë, duke ka falënderuar qytetarët për qetësi dhe maturi.
Nëpërmjet një postimi në platformën 'X', ish Twitter, kryeministri Kurti ka thënë se policia është në shërbim të tyre.
“Krahas operacionit të tij anti-terror, Policia e Kosovës ka shpërndarë 100+ pako ushqimore në Banjskë për banorët shumicë serbë të Kosovës në këtë zonë, përveç adresimit të nevojave të tjera elementare. Falënderoj qytetarët tanë për qetësinë, maturinë dhe besimin e tyre. Policia është në shërbimin tuaj”, ka shkruar Kurti.























