Sveçla dhe drejtori i Policisë në konferencë të përbashkët për media
BKT
Lajme

Sveçla dhe drejtori i Policisë në konferencë të përbashkët për media

N.M. /RTKlive

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha do të mbajnë një konferencë për media në orën 15:00 në Mitrovicën e Jugut

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, njoftoi se konferenca e radhës po organizohet në vazhdën e zhvillimeve të datës 24 shtator 2023 në veri të vendit.

 “Referuar zhvillimeve të datës 24 shtator 2023 në veri të Republikës së Kosovës, gjegjësisht në fshatin Banjskë, Policia e Republikës së Kosovës (PK) organizon konferencën e radhës për media, cila do të mbahet sot në ora 15:00”, njoftoi Policia.

Konferenca do të mbahet në drejtorinë rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut.


MË SHUME NGA Lajme