KV Peja e nis me humbje garën në Turqi
BKT
Sport

KV Peja e nis me humbje garën në Turqi

Uran Krasniqi / RTKLive

Kampioni i Kosovës në volejboll në konkurencën e djemve, KV Peja, nuk e ka nisur mirë BVA Kupën Ballkanike. Është mposhtur nga ekipi nikoqir Bursa Buyuksehir Voleybol. 

Rezultati përfundimtar ka qenë 3 me 0 në sete (25:11, 25:10, 25:20).

Për KV Peja, kjo ishte ndeshja e parë e këtij edicioni, ndërsa ndeshjen e dytë e zhvillon të premten, më 6 tetor 2023, ndaj KV Universiteti, Tetovë. 

Në këtë garë po marrin pjesë ekipe nga Kosova, Turqia, Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina, Greqia e Serbia.