Soucek: Motivues fakti që lojtarë shqiptarë luajnë në skuadra të mëdha
BKT
Sport

Soucek: Motivues fakti që lojtarë shqiptarë luajnë në skuadra të mëdha

Uran Krasniqi / RTKLive

Kapiteni i Çekisë, Tomasz Soucek ka thënë se fakti që lojtarët e Shqipërisë luajnë në kampionate të rëndësishme evropiane paraqet motiv shtesë për atë dhe bashkëlojtarët e tij. 

Shqipëria pret të enjten Çekinë në Tiranë në përballjen e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024. 
"Në Pragë ne luajtëm për tre pikët, por gjërat nuk shkuan ashtu siç menduam ne, me Shqipërinë që gjeti golin e barazimit. Kanë një skuadër shumë të mirë, kanë lojtarë që luajnë në kampionatet më të rëndësishme të Evropës, por kjo na motivon më shumë", është shprehur ai. "Sa u përket golave nga distanca, mendoj se nuk do të jetë problem sepse disponojmë një portier shumë të mirë". 

Në ndeshjen e parë në Çeki ndjesha qe mbyllur me barazim. Shqipëria po kryeson Grupin E me dhjetë pikë nga pesë ndeshje, përpara çekëve që kanë tetë pikë nga katër ndeshje. Më poshtë gjenden Polonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.