Shqipëria nis përgatitjet për miqësoren me Bullgarinë
BKT
Sport

Shqipëria nis përgatitjet për miqësoren me Bullgarinë

Uran Krasniqi/RTKLive

Mirlind Daku dhe Keidi Bare nuk pritet që të jenë në dispozicion të trajnerit Sylvinho për ndeshjen e Shqipërisë kundër Bullgarisë.

Miqësorja me bullgarët është planifikuar të zhvillohet më 17 tetor në Tiranë. 

"Kombëtarja u rikthye në fushë, ndaj Bullgarisë ku do të mungojnë Mirlind Daku dhe Keidi Bare", ka njoftuar faqja e Federatës Shqiptare të Futbollit. 

Sipas asaj që është raportuar Daku ka një shqetësim fizik, ndërsa për Baren ka qenë kërkesa e klubit Espanyol ajo e cila e ka tërhequr, meqë ka ndeshje të rëndësishme kampionale. 

Shqipëria ka fituar kundër Çekisë në ndeshjen e mbrëmshme të vlefshme për kualifikimet e Euro 2024, duke përforcuar pozitën e parë e cila e dërgon në kampionatin që do të organizohet në Gjermani. Ndeshjet e ardhshme i zhvillon me Moldavinë dhe me Ishujt Faroe.