18:20 / 23.10.2023
Derrick Wilson i vlerësohet angazhimi me Sigal Prishtina
Uran Krasniqi/RTKLive
Java e pestë në Prince Caffe Superligë solli edhe derbin mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, që përfundoi në të mirë të prishtinasve, ku më i miri te kryeqytetasit ishte Derrick Wilson me shtatëmbëdhjetë pikë. Ai është shpallur MVP i kësaj jave nga Federata e Basketbollit e Kosovës, që është hera e parë për në këtë edicion.
Më poshtë përzgjedhja e Top 5:
Derrick Wilson (Sigal Prishtina) 17 pikë, 6 kërcime, 6 asistime, 26 indeksi
Erik Copes (Bashkimi) 25 pikë, 17 kërcime, 2 asistime, 39 indeksi
Drilon Hajrizi (Trepça) 28 pikë, 5 kërcime, 8 asistime, 35 indeksi
Beck Terwell (Peja) 26 pikë, 12 kërcime, 2 asistime, 32 indeksi
Jordan Dallas (Vëllaznimi) 13 pikë, 13 kërcime, 1 asistim, 24 indeksi























