Dafina Zeqiri shkëlqen në skenën e Festivalit të Këngës 
BKT
Akordet e Kosovës

Dafina Zeqiri shkëlqen në skenën e Festivalit të Këngës 

M.P. / RTKlive

(E plotësuar) Këngëtarja dhe autorja e dhjetëra hiteve të muzikës shqipe, Dafina Zeqiri ka performuar në edicionin e parë të Festivalit të Këngës në RTK.

Ajo ka performuar këngën e saj të publikuar para dhjetë vjetësh, “Veç ti”. Kënga ka ardhur me një ripërpunim orkestral, e cila ka tingëlluar tejet moderne.

Zeqiri ka marrë pëlqimin e publikut, e cila u dallua nga ovacionet të cilat ia dhuruan asaj gjatë performimit të kësaj kënge.

Pas pak minutash Dafina Zeqiri performon në Festivalin e Këngës

Këngëtarja dhe kantautorja e famshme shqiptare, Dafina Zeqiri vetëm pas pak do të ngjitet në skenën e Festivalit të Këngës në RTK.

Ajo do të performojë në kuadër të programit mysafir në edicionin e parë të Festivalit të Këngës në RTK.

Krahas saj, në programin mysafir kanë kënduar edhe Xuxi, Fitnete Tuda, Genc Salihu e Alban Nimani.


MË SHUME NGA Akordet e Kosovës