Rama: Magjia zbriti në skenën e Festivalit të Këngës në RTK
BKT
Akordet e Kosovës

Rama: Magjia zbriti në skenën e Festivalit të Këngës në RTK

M.P. / RTKlive

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se magjia ka zbritur në skenën e Festivalit të Këngës në RTK.

Ai ka thënë se mbrëmja e parë e edicionit historik ka sjell nostalgji për aktivitetet e dikurshme të kryeqytetit.

“Salla e djegur e Pallatit të Rinisë e transformuar në një skenë madhështore na dha ndjenja nostalgjie për gjithë aktivitetet që mbaheshin dikur në këtë hapësirë të ikonës së kryeqytetit”, ka shkruar Rama.

Tutje Rama ka thënë se nata e djeshme ka sjellë emocione të veçanta nga interpretimet e artistëve pjesëmarrës.


MË SHUME NGA Akordet e Kosovës