Përzgjidhen 10 këngët finaliste në Festivalin e Këngës në RTK
BKT
Akordet e Kosovës

Përzgjidhen 10 këngët finaliste në Festivalin e Këngës në RTK

M.P. / RTKlive

( E përditësuar) Juria profesionale e edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK ka përzgjedhur dhjetë këngët finaliste.

Biletën për finale nga juria e siguruan:  Albin Nikprelaj me këngën “Ajo”, Auron Deva me “Çmimi i dashnisë”, Angus Dei me “Një zemër për dy”, La Fazani me “Oj Kosovë”, Urban Band me “Ëndrrat s’kanë faj”, Nita Latifi me “Marrëzi”, Neki Emra me “Heroi im”, Hilmi Obertinca me “Pa ty s’më rrihet”, Saranda Alija me “Mendoj ku je” dhe Klea Dina me “Trenat”.

Pikërisht njëra nga këto këngë do të jetë fituese e edicionit historik të Festivalit të Këngës në RTK, në natën finale, e cila do të mbahet nesër në orën 21:00.

Juria e edicionit të parë përbëhet nga kryetarja Alma Bektashi, anëtarja që vjen nga Suedia dhe ka përfaqësuar shtetin e saj në “Eurovision”, Ulja Sjostrom si dhe anëtarët e tjerë si kompozitori nga Tirana, Adi Hila, këngëtari Alban Nimani dhe artistja e arteve pamore, Zake Prelvukaj.

Këndohen 18 këngët, sonte zgjidhen 10 këngët finaliste

Përgjatë natës së dytë të edicionit të parë të Festivalit të Këngës janë ridëgjuar edhe një herë 18 këngët e garës.

Juria profesionale gjatë gjithë kohës ka përcjellë me vëmendje paraqitjen e artistëve.

Sonte do të merret vendimi nga ana e tyre, ku 10 këngë do të vazhdojnë drejt natës finale, e cila do të mbahet nesër.


MË SHUME NGA Akordet e Kosovës