Panelistët e ‘Post Festivalit’, komentojnë natën e dytë të festivalit
BKT
Akordet e Kosovës

Panelistët e ‘Post Festivalit’, komentojnë natën e dytë të festivalit

M.P. / RTKlive

Ka nisur programi “Post Festival”, në të cilin është duke u komentuar nata e dytë e Festivalit të Këngës dhe dhjetë këngëve të përzgjedhura për finalen e edicionit të parë të Festivalit të Këngës.

Sonte në panel janë kompozitori Xhevdet Gashi, këngëtarja Adelina Thaçi – Meta, dramaturgu Arian Krasniqi, disenjatorja Enkelejda Shatri, menaxheri i Filharmonisë së Kosovës Dardan Selimaj dhe solistja Adelina Paloja që po japin mendimet dhe vlerësimet e tyre mbi natën e dytë.

Ata kanë vlerësuar se në natën e dytë të gjithë konkurrentët kanë qenë dukshëm më të mirë në performimin e tyre. 

Ndërkaq, konkurrentët që garojnë në finale janë Albin Nikprelaj me këngën “Ajo”, Auron Deva me “Çmimi i dashnisë”, Angus Dei me “Një zemër për dy”, La Fazani me “Oj Kosovë”, Urban Band me “Ëndrrat s’kanë faj”, Nita Latifi me “Marrëzi”, Neki Emra me “Heroi im”, Hilmi Obertinca me “Pa ty s’më rrihet”, Saranda Alija me “Mendoj ku je” dhe Klea Dina me “Trenat”.


MË SHUME NGA Akordet e Kosovës