Ish-presidenti Sejdiu: Kosova ka nevojë për ngjarje të këtilla
Festivali i Këngës

Ish-presidenti Sejdiu: Kosova ka nevojë për ngjarje të këtilla

B. H. | RTKlive

Pjesë e natës finale të Festivalit të Këngës do të jetë edhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu me bashkëshorten e tij. Ai pasi ka kaluar në tapetin e kuq, ka dhënë përshtypjet e tij rreth këtij festivali për RTK-në.

“Mendoj se ky festival është një lajm i mirë dhe përgëzoj të gjithë ata që e kanë pasur idenë dhe e kanë dërguar atë deri në realizim. Kosova ka nevojë për një ngjarje të tillë të rëndësishme, siç ka qenë në fazat e mëhershme. Tash rrethanat janë më të përshtatshme, motive ka shumë, këngë ka shumë. Me rëndësi që në këtë festival të vijnë këngëtarë nga të gjitha pjesët ku jetojnë shqiptarët dhe kjo të shënohet si një ngjarje që do të ketë një traditë të re, por duke mbështetur edhe në vlerat e mëhershme. Më erdhi mirë fillimi i festivalit me Bareshën e Nexhmije Pagarushës, por Bareshën që e këndonte një Bareshë e re”, ka thënë Sejdiu.

Ndërkaq, vlerësime pozitive për festivalin dha edhe bashkëshortja e tij, Nezafete Hoxha Sejdiu. “Jemi shumë të kënaqur që kjo po ndodhë në Kosovë. Një nismë e re dhe shumë e mirë. Shpresoj të ketë jetëgjatësi”, ka thënë ajo.


MË SHUME NGA Festivali i Këngës