Nis mbrëmja finale e Festivalit të Këngës, skenografet shpalosin punën
Festivali i Këngës

Nis mbrëmja finale e Festivalit të Këngës, skenografet shpalosin punën

M.P. / RTKlive

Sapo ka nisur mbrëmja finale e Festivalit të Këngës në RTK. Nata sonte ka nisur me dy skenografet të cilat mjeshtërisht i kanë dhënë sharm dhe elegancë sallës së madhe të Pallatit të Rinisë, Rudina Xhaferri dhe Shqipe Kamberi.

“Jemi jashtëzakonisht të lumtura që u kurorëzua ky projekt, po shpresoj që edhe sonte do të kaloni shumë mirë”, ka thënë Xhaferri.

Në anën tjetër Kamberi ka thënë se nëpërmjet punës disa mujore të skenografisë magjike, kanë arritur t'ia rikthyejnë shkëlqimin RTK-së.

“Jemi shumë të lumtura që kemi qenë skenografet e para në festivalin e parë të RTK-së. Më duket që ia kemi rikthyer shkëlqimin RTK-së”, ka thënë Kamberi, e cila ka marrë ovacione nga publiku për punën e shkëlqyeshme.


MË SHUME NGA Festivali i Këngës