Reshitaj kujton Faruk Begollin me interpretim: Artist që e ka dashur këngën
Festivali i Këngës

Reshitaj kujton Faruk Begollin me interpretim: Artist që e ka dashur këngën

M.P. / RTKlive

(E përditësuar) Këngëtarja dhe prezantuesja e mbrëmjes finale të Festivalit të Këngës, Edona Reshitaj ka kënduar në skenë këngën “Djalin moj vasha”.

Ajo ka thënë se këtë këngë ia dedikon profesorit të Fakultetit të Arteve, mjeshtrit të skenës, të ndjerit Faruk Begolli, i cili e ka pasur për zemër këtë këngë.

“Duke i menduar të gjithë këta artistë m’u kujtua që është shumë me rëndësi me përkujtua një artist të madh i cili e ka dashur shumë këngën, që unë e kam pasur fatin ta kem profesor në Fakultetin e Arteve, ky është i madhi, i pavdekshmi Faruk Begolli. Si student e kam kënduar një këngë për të, me disponim e pa disponim, është dashur t’ia këndojë profesorit të dashur”, tha Reshitaj para se të niste interpretimin e shkëlqyeshëm.

Edona Reshitaj e hap natën finale me interpretim të shkëlqyeshëm

Prezantuesja e mbrëmjes finale, Edona Reshitaj është ngjitur në skenën magjike të edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK.

Pas dy skenografeve Kamberi dhe Xhaferri, Reshitaj i ka ofruar publikut të transmetuesit publik plot energji nëpërmjet interpretimit të saj me shumë gjallëri.


MË SHUME NGA Festivali i Këngës