22:47 / 28.10.2023
Mjeshtri Enver Petrovci nderon skenën me intepretim të veçantë|Video
M.P. / RTKlive
Aktori i madh Enver Petrovci është ngjitur në skenën e Festivalit të Këngës në RTK me duartrokitje të gjata nga publiku, për të interpretuar në mënyrën e tij të veçantë artistike. Madje Petrovci është detyruar të rikthehet në skenë pas interpretimit për shkak të duartokitjeve të gjata të publikut.
“Mirëpres një aktor të teatrit që ka marrë në vendin rival duartrokitjen më të gjatë në skenë, ai është aktori që do të duhej të duhej më shumë në Prishtinë, i madh siç është”, ka thënë Adi Krasta teksa e ka prezantuar Petrovcin.
Mjeshtri i madh i aktrimit kosovar e më gjerë në rajon, ka sjellë interpretimin "Kur gjethet bijnë në vjeshtë" nga Rudolf Stambolla.