22:58 / 28.10.2023
‘Kur bjen fyelli e çiftelia’, Libohova ndez skenën kuqezi
M.P. / RTKlive
Irma Libohova ka ndezur skenën e Festivalit të Këngës me një prej këngëve më të dashura patriotike, “Kur bjen fyelli e çiftelia”.
Performancën e saj e ka madhështuar edhe shoqërimi nga trupa artistike e shkollave të Tiranës e Prishtinës, duke shprehur kështu edhe bashkimin ndërvëllazëror të quajtur “Shqiptarët e rinj”.
“Unë e kam shtëpinë në ish-ambasadën jugosllave, sot unë përshëndetem çdo ditë me legjendarin Adem Jashari, që do të thotë e kam bustin përballë. Me këtë dua të them që fjala e bukur që e përdorin shumë në Kosovë ‘bëhet mirë’ e kam vendosur si status në whatssapin tim”, ka thënë ajo para se të niste këngën”.