23:27 / 03.11.2023
Lazio mposhtet nga Bologna
Uran Krasniqi / RTKLive
Lazio ka njohur edhe humbjen e tretë radhazi në Serie A. Këtë herë është mposhtur nga Bologna.
Rezultati përfundimtar ka qenë 1-0.
Derisa pjesa e parë nuk ka prodhuar gola, ka qen Lewis Ferguson ai i cili e ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e parë të pjesës së dytë, duke i dhënë tri pikë skuadrës së drejtuar nga Thiago Motta.
Fitorja e sontme e ka mgritur Bolognan në vendin e gjashtë, derisa Lazio gjendet në vendin e tetë. Tabela e Serie A kryesohet nga Inter.























