Danimarka pa Hojlund e Eriksen në ndeshjet e nëntorit
BKT
Sport

Danimarka pa Hojlund e Eriksen në ndeshjet e nëntorit

Uran Krasniqi / RTKLive

Danimarka do të jetë pa Rasmus Hojlund dhe Christian Eriksen në ndeshjet e këtij muaji të vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

Dyshja e Manchester United do të mungojë për shkak të lëndimeve gjatë angazhimit me skuadrën angleze. Që të dy u larguan nga fusha në ndeshjen e fundi që United e kishte me Luton në Premier League. 

Danimarka do të përballet me Slloveninë të premten dhe Irlandën e Veriut të hënën.

Danezët janë të barabartë me Slloveninë që gjendet në krye të Grupit H, ku të dyja kanë nga nëntëmbëdhjetë pikë.