18:50 / 14.11.2023
Juventus vazhdon bashkëpunimin me futbollistin e dënuar
Uran Krasniqi/RTKLive
Juventusi ka rinovuar kontratën e Nicolo Fagiolit deri në qershor 2028, ka njoftuar të martën klubi i Serie A.
Gjatë muajit të kaluar Federata Italiane e Futbollit e ka dënuar futbollistin me dhjetë muaj mosushtrim të aktivitetit futbollistik për shkak të përfshirjes në skandalin e basteve në Itali.
“Pra marrëdhënia me Nicolon vazhdon, me mesfushorin që mbërriti në Juventus në vitin 2015 si katërmbëdhjetë vjeçar, duke u ngritur në radhët e të rinjve e deri në debutimin e tij në vitin 2021”, ka theksuar Juventus në një deklaratë.























