20:34 / 14.11.2023
Anglia pa Bellingham e Colwill
Uran Krasniqi/RTKLive
Jude Bellingham dhe Levi Colwill do të mungojnë në ndeshjet kualifikuese të Anglisë për Euro 2024 kundër Maltës dhe Maqedonisë së Veriut.
Kjo për shkak të lëndimeve të pësuara me skuadrat e tyre në ndeshjet kampionale.
Dyshja fillimisht u ftua në skuadrën e Gareth Southgate, por tani janë tërhequr për t'u fokusuar në riaftësimin e tyre.
Anglia do të përballet me Maltën në "Wembley" të premten para se të udhëtojë për në Maqedoninë e Veriut të hënën.
Kombëtarja angleze kryeson Grupin C me gjashtëmbëdhjetë pikë, tri më shumë se sa Ukraina në vendin e dytë.























