22:21 / 14.11.2023
Bashkimi afron Bradley Waldow
Uran Krasniqi/RTKLive
Bradley Waldow tashmë është basketbollist i Bashkimit.
Skuadra nga qyteti historik ka bërë të ditur se ka nënshkruar me qendrë e gjatë 208 centimetra i cili këtë sezon e nisi te skuadra izraelite, Elitzur Ironi Ashkelon, por që pas situatës së krijuar në Izrael dhe ndërprerjes së aktiviteteve sportive është rikthyer në Kosovë ku ishte ndër basketbollistët më meritorë në shpalljen kampionë të Pejës.
"Kryesia e klubit tonë ka arritur marrëveshje me lojtarin e mirënjohur Bradley Waldow. Së bashku, po ndërtojmë rrugën drejt suksesit!", ka njoftuar skuadra prizrenase.























