22:30 / 14.11.2023
Muriqi jashtë fushës prej katër deri në gjashtë javë
Uran Krasniqi/RTKLive
Prej katër deri në gjashtë javë pritet të jetë jashtë fushës sulmuesi i Mallorcas dhe i Kosovës, Vedat Muriqi.
Kjo sipas Pablo Ortells, Drejtori sportiv te Mallorcaa, i cili ka folur për mediat spanjolle.
Shtatlarti u lëndua në ndeshjen e Kosovës me Izraelin në fundjavë, duke bërë që ai ta lë fushën me ndihmën e stafit mjekësor.
“Unë e kuptoj që mund të jetë jashtë fushës 4-6 javë. Në fillim ajo që na u tha nga Kosova është se mund të ishte problem me gjurin, por në fund është konfirmuar se ka problem muskulor”, ka thënë Ortells për “La Pizarra de Quintana”.























