Holandës i largohet edhe një futbollist nga grumbullimi
BKT
Sport

Holandës i largohet edhe një futbollist nga grumbullimi

Uran Krasniqi / RTKLive

Holanda është detyruar të bëjë një tjetër ndryshim në skuadër të enjten pasi mbrojtësi Jeremie Frimpong është lënduar në stërvitje dhe është tërhequr nga lista e futbollistëve për të luajtur kundër Republikës së Irlandës dhe Gjibraltarit në ndeshjet kualifikuese të Euro 2024, ka njoftuar Federata e Futbollit e Holandës.

Si zëvendësues për lojtarin e Bayer Leverkusenit është ftuar Jordan Teze. 

Frimpong është futbollisti i katërt që largohet nga grumbullimi i Holandës, pasi paraprakisht janë tërhequr edhe Nathan Ake, Steven Bergwijn dhe Brian Brobbey. 

Holandezët do të luajnë kundër Irlandës të shtunën, ku një fitore do t'u siguronte atyre një vend në finalet e vitit të ardhshëm në Gjermani.