FIFA hapë procedurë kundër Brazilit dhe Argjentinës
BKT
Sport

FIFA hapë procedurë kundër Brazilit dhe Argjentinës

Uran Krasniqi/RTKLive

FIFA ka njoftuar se ka hapur procedurë disiplinore ndaj federatave të futbollit të Brazilit dhe Argjentinës pas një përleshje të tifozërive që vonoi fillimin e ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Dy skuadrat rrezikojnë gjoba, si dhe ndeshje si nikoqir me mbyllje të pjesshme ose të tërësishme të stadiumeve. 

Në ndeshjen që në fund fituan argjentinasit me rezultat 0-1 nga dhuna e ushtruar kanë mbetur të lënduar disa persona. 

“FIFA mund të konfirmojë se Komiteti i saj Disiplinor ka hapur procedurat kundër Federatës Braziliane të Futbollit (CBF) dhe Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA)”, ka thënë organi drejtues i futbollit botëror në një deklaratë.

Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut ka thënë dje se nuk është organizator i kualifikimeve për Botëror dhe se për ngjarjet e ndeshjes Brazil - Argjentinë duhet të veprojë FIFA.