17:26 / 12.12.2023
Lukaku dënohet me një ndeshje moslojë
Uran Krasniqi / RTKLive
Romelu Lukaku do të humbasë ndeshjen e Romës në udhëtim kundër skuadrës së Bolognas.
Belgu është dënuar me një ndeshje moslojë pas ndëshkimit me karton të kuq për shkak të një ndërhyrje ndaj Christian Kouame në ndeshje me me Fiorentinën, ka njoftuar Serie A të martën.
Ndeshja kampionale mes dy skuadrave në fundjavë është mbyllur me rezultat 1-1.
Në tabelën e kryesuar nga Inter, Roma gjendet në vendin e katërt.























