Kurti e Abbott flasin për procesin e dialogut
BKT
Lajme

Kurti e Abbott flasin për procesin e dialogut

B. H. | RTKlive

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar sonte një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë ata në këtë takim folën për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe ambasadës britanike në Kosovë, dhe për temat aktuale, përfshirë ato që kanë të bëjnë me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Kryeministri Kurti dhe ambasadori Abbott reflektuan e diskutuan mbi zhvillimet gjatë vitit 2023, sfidat dhe arritjet e qeverisë, mundësitë për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral për shkëmbim e zhvillim, siguri e paqe dhe planet e pritjet për vitin e ardhshëm”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme