13:40 / 17.12.2023
Guardiola: Barazimi me Crystal Palace ishte i merituar
Uran Krasniqi / RTKLive
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola e ka quajtur të drejtë barazimin me Crystal Palace.
Ky deklarim ka ardhur në kontekst të kritikës së spanjollit për lojtarët e tij.
Ndeshjen e xhiros së shtatëmbëdhjetë City ka barazuar, kur ani pas avantazhit ka lejuar kundërshtarin ta barazojë rezultatin pak para përfundimit të takimit.
“Ky barazim nuk është fat i keq, është i merituar”, ka thënë Guardiola. "Ne i dhamë dy pikë. Kur e merr atë penallti, e meriton barazimin".
Aktualisht Premier League kryesohet nga Liverpool, ndërsa City gjendet në vendin e katërt.
Javën e ardhshme City luan si mysafir i Evertonit.























