Begaj uron Kamberin: Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë
BKT
Lajme

Begaj uron Kamberin: Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë

F.Sertolli / RTKlive

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Shaip Kamberin për rizgjedhjen deputet në Parlamentin e Serbisë, duke thënë se mbështetja nga ana e Shqipërisë nuk do t’i mungojë.

Begaj, në një postim në Facebook, ka thënë se beson që roli dhe kontributi i Kamberit do të vijojë t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Urime Shaip Kamberi për rizgjedhjen në Parlamentin e ri të Serbisë. Uroj që roli dhe kontributi juaj të vijojë t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime. Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë! Suksese!”.

 


MË SHUME NGA Lajme