Ekspertët: Abuzimet kanë arritur në një nivel të paimagjinueshëm
BKT
Lajme

Ekspertët: Abuzimet kanë arritur në një nivel të paimagjinueshëm

Anamari Repiç/Beograd/ RTK

Serbia as sot nuk ishte pa reagime, e këtë herë opozita atje organizoi protestë për zgjedhjet e 17 dhjetorit. Ata akuzuan presidentin serb Aleksandër Vuçiq, se zgjedhjet i fitoi me vota të vjedhura, duke kërkuar anulimin e tyre.

Sjellja e votuesve nga jashtë për të votuar për partinë e Vuçiqit dhe blerja e votave janë abuzimet kryesore të regjistruara në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Krerët e grupit opozitar “Serbia kundër dhunës”, të mbledhur në protestën së bashku me qytetarët para Komisionit Zgjedhor, akuzojnë presidentin Vuçiq se ka fituar zgjedhjet me vjedhjen e votave, pravdaj kërkohet anulimi i zgjedhjeve në Beograd.

 “I gjithë procesi zgjedhor është i kontaminuar. Ky është një aktivitet i organizuar kriminal që komprometoi procesin zgjedhor në Serbi dhe vjedhja elektorale është aq e dukshme sa që regjimi i Vuçiqit e ka të pamundur të mbrojë pozicionin e tij. Vetë vëzhguesit thonë se ky është një shembull i tmerrshëm për një vend evropian, tha Srgjan Millivojeviq, Serbia Kundër Dhunës

Komisioni Zgjedhor dhe partia e Vucicit mohojnë këto akuzat. Por ekspertët vlerësojnë se abuzimet kanë arritur në një nivel të paimagjinueshëm.

“ Abuzimet janë të përmasave të tilla që zgjidhja duhet të jetë anulimi i zgjedhjeve. Pushteti nuk është i interesuar ta bëjë atë, por do të shkaktojë pakënaqësi të përhershme. Ka pasur abuzime edhe gjatë fushatës mirëpo tani pushteti u angazhua në diçka që është e papranueshme”, tha Rodolub Shabiq, Ekspert Ligjor.

Zyrtarët evropianë vlerësuan se abuzimet zgjedhore janë të papranueshme në një vend që aspiron të anëtarësohet në BE, nga Uashingtoni erdhi mesazh se Serbia duhet të hetojë të gjitha parregullsitë në lidhje me zgjedhjet e fundit.


MË SHUME NGA Lajme