18:20 / 22.12.2023
Inter Miami zyrtarizon transferimin e Suarez
Uran Krasniqi/RTKLive
Luis Suarez është ribashkuar te Inter Miami me ish-bashkëlojtarin e Barcelonës, Lionel Messi.
Skuadra e MLS të premtën ka njoftuar për transferimin e sulmuesit.
Reprezentuesi uruguaian i bashkohet Miamit nga skuadra braziliane Gremio.
"Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar për këtë sfidë të re me Inter Miami. Jam gati të punoj për ta bërë realitet ëndrrën për të fituar më shumë tituj me këtë klub të madh", ka thënë futbollisti uruguajian pas hedhjes së nënshkrimit të tij në letrën e kontratës.
Suarez dhe Messi ishin pjesë e treshes së famshme sulmuese të Barcelonës, ku së bashku me sulmuesin brazilian Neymar në sezonin 2014/15 arritën të fitonin La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Champions League.























