Mourinho e vlerëson Juventusin
Uran Krasniqi/RTKLive
Jose Mourinho e ka vlerësuar Juventusin në prag të ndeshjes në Serie A.
Dy skuadrat takohen të shtunën në Torino në kuadër të xhiros së nëntëmbëdhjetë.
"Juventus ka mbrojtje shumë të mirë, ka aftësi të mëdha në kundërsulm dhe kanë shënuar shumë me topa të vdekur. Luajnë një herë në javë dhe po luftojnë për titullin”, është shprehur Mourinho.
Ai ka folur edhe për argjentinasin Paulo Dybala dhe atë nëse ai do të jetë në dispozicion për ndeshjen.
"Ndjenja është se Paulo është i disponueshëm. Më pas nëse ai luan si titullar apo e nis nga stoli, këtë nuk e kam vendosur ende - shpjegoi trajneri i Romës - Duhet të flasim. Nëse gjithçka është në rregull sot, ai do të jetë i disponueshëm për të luajtur", ka thënë portugezi.
Aktualisht tabela e Serie A kryesohet nga Inter.























