Futbollisti i Shakhtar Donetsk mund të transferohet në Serie A
BKT
Sport

Futbollisti i Shakhtar Donetsk mund të transferohet në Serie A

Uran Krasniqi/RTKLive

Talenti ukrainas, Georgiy Sudakov mund të përfundojë në serie A.

Janë Juventusi dhe Napoli ato që po mendojnë ta ofrojnë futbollistin e Shakhtar Donetsk. 

Njëzet e një vjeçari i cili luan në pozitën e mesfushorit nga viti 2020 ka realizuar pesëdhjetë e katër ndeshje me skuadrën ku ka shënuar edhe katërmbëdhjetë gola. 

Ai gjithashtu ka mbrojtur ngjyrat e Kombëtares ukrainase në dymbëdhjetë raste, duke shënuar edhe një gol.