23:42 / 29.12.2023
Genoa i merr barazim Interit
Uran Krasniqi/RTKLive
Inter ka ngecur në ndeshjen e javës së 18-të të Serisë A. Ka barazuar me skuadrën e Genoa.
Ndeshja është mbyllur me rezultatin 1-1.
Momentet e fundit të pjesës së parë kanë qenë ato që i kanë dhënë drejtimin kësaj ndeshje. Fillimisht Arnautovic kaloi Interin në epërsi në minutën e 42-të, ndërsa në sekondat e fundit të pjesës së parë, Dragusin shënoi për të barazuar shifrat.
, Inter vazhdon të prijë në renditje me 45 pikë, pesë më shumë se Juventusi që ka një ndeshje më pak të luajtur.























